Mostrat e ushqimit të marra nga restauranti në të cilin është dyshuar për helmim të disa qytetarëve në komunën e Gjilanit, kanë rezultuar pozitive në disa baktere, të cilat mund të konsiderohen si shkaktar të helmimit.
Inspektori Sanitar i Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Gjilan ka bërë të ditur për Klan Kosova se analizat tregojnë që disa nga bakteret të cilat kanë rezultuar pozitive në prezencë të ushqimit janë: Salmonella Enteritidis, Saphylococcus aureus, Escheriehia coli dhe bakteret koliforme.
Sipas këtij inspektoriati llojet e produkteve të cilat kanë rezultuar pozitive nga të cilat janë helmuar personat në darkën e së premtes që e lëm pas janë sallatë e përzier dhe sos kërpudhash, njofton Klan Kosova.
Inspektori gjatë gjithë kohës ka mbajtur nën monitorim restorantin për të vlerësuar zbatimin e masave të dhëna.
Pas nxirrjes se rezultateve inspektori do të vazhdoi me procedurat tjera ligjore ndaj operatorit të biznesit.
Inspektori Sanitar i Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionali në Gjilan me datë 10 Qershor ka pranuar një informatë nga prokuroria për dyshime të helmimit të disa qytetareve në një restorant.
Rreth 70 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas simptomave të helmimit nga një darkë – iftari të së premtes që e lëm pas në komunën e Gjilanit