Haki Abazi në emisionin “DPT te Fidani” ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve.Ai është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë maksimumi 33 për qind.
“Unë mendoj, në fund të këtij rezultati, me këtë rezultat 33 maksimumi do të jetë Vetëvendosja, LDK dhe PDK kanë me qenë diku tek 23-4 edhe ne kemi me qenë diku ndërmjet 19 dhe 20, si Aleancë. Mendoj që LDK dhe PDK do të bëjnë garë për njëra-tjetrën për atë vend”.“Janë matje të institucioneve tjera, që kanë bërë matje dhe besoj që shumë shpejt dalin në publik. Edhe ndërkombëtare. Janq 33 për qind të masës së njerëzve të cilët realisht kanë mbetur prapa idesë edhe iluzionit se Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti mund të bëjnë ndryshim”, është shprehur ai.