Për të premten parashikohet fillimisht të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell si dhe mundësi për mjegull në ultësira dhe lugina, ndërsa në orët vijuese të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje lokale shiu, ku në zona të caktuara do të jenë formë të rrebesheve.
Në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masat e ftohta, me ç’rast reshjet e shiut gradualisht do të shndërrohen në ato të borës, sidomos pas mesnate. Reshjet e borës më së shumti do të jenë të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C. Orëve të pasditës pritet ulje e temperaturave. /MeteoKosova/