Klubi ynë, FC DRITA nesër zhvillon takimin e fundit për stinorin vjeshtor, ku do ta pres në shtëpi FC Feronikeli 74′.
Për ndeshjën e 18-të të këtij edicioni foli trajneri, Zekirija Ramadani.
Ramadani tha se nesër ndeshja do të jetë interesante ndaj një skuadre që lufton shumë.
“Nesër është ndeshje e fundit, ku pritet të jetë mjaft interesante ndaj një FC Feronikeli që lufton shume,kurse dihet objektivi ynë. Duke e parë një Feronikel që në tri ndeshjet e fundit ka arritur rezultate pozitive, një skuadër që lufton shumë dhe për këtë ne kemi bërë një analizë, mirëpo fundi fundit neve na intereson ekipi jonë, jemi lider të tabelës dhe duhet ta mbajmë këtë diferencë. Kemi përball skuadrën që lufton shumë dhe ne duhet të rrisim intensitetin e lojës, volumin e lojës, të kemi qartësinë brenda lojës dhe normal eksperienca që kemi që është në favorin tonë do të arrijmë deri tek fitorja”, deklaroi trajneri Ramadani.
Udhëheqësi i Shtabit Teknik të DRITËS, Zekirija Ramadani tha se këto ndeshje mund të humben shumë më lehtë se ato me rivalin direkt.
“Po të shikosh pozitat tabelare e bënë ndeshjen e lehtë, përkundrazi këto janë ndeshje shumë të vështira. Nuk mund ta kesh motivin e barabartë, mirëpo eksperienca duhet të jetë në pah, loja, objektivi jonë, kualiteti i futbollistëve. Pa derdhur djersë, pa angazhim nuk vjen fitorja. Këto janë ndeshje më të vështira sesa me rivalë direkt”, ka thënë trajneri ynë.
Në fund, kryetrajneri theksoi se sa i përket titullit asgjë nuk ka përfunduar.
“Pa dyshim se nuk duhet të jemi komod asesi. Pikët mund të shkrihen brenda një muaji nëse nuk e marrim me seriozitet, nëse nuk punojmë në fazën përgatitore në janar dhe nëse mendojmë se gjithçka ka mbaruar pa filluar ende kemi dështuar. Unë jam ai që ju kam dhënë fakte se si shkrihet diferenca nëse bëhen gabime. Për mos me ndodhë një gjë e tillë lus Zotin që të gjithë të kemi shëndet, konkurrenca të jetë ashtu siç ka qenë dhe do luaj futbollisti që është në formë. Duke mbajt diferencën, duke u zvogluar numri i ndeshjeve të arrijmë te titulli. Duhet të mësohemi t’i marrim ndeshjet një nga një, të luajmë për fitore dhe mos t’i humbim ndeshjet”, potencoi Ramadani.