Beogradi “bllokohet” nga protestuesit
Mijëra njerëz janë mbledhur në Beograd, në një protestë të madhe studentore që mori mbështetje të madhe.
Revolta e studentëve në Serbi, një nga më të mëdhatë në dekadat e fundit, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd dhe më pas u përhap në më shumë se 50 në të gjithë vendin.
Këtë 22 dhjetor, studentët nuk janë vetëm. Atyre iu bashkuan fermerë, disa punonjës mjekësorë, aktorë, artistë, por edhe banorë të Beogradit dhe qyteteve përreth në Serbi.
Pakënaqësia e studentëve u përhap me zjarr në të gjithë Serbinë dhe flakët i ka zënë edhe shumë shkolla të mesme, maturantët e të cilave bojkotojnë mësimin derisa të plotësohen kërkesat e akademikëve./BBC/