Çdo festë fetare me vete sjell një simbolikë universale. Muaji i shenjtë i Ramazanit, ka për qëllim vetëdijësimin dhe ndërgjegjësimin tonë si shoqëri. Të solidarizohemi me të tjerët, kësisoj na bënë të jemi më të kujdesshëm ndaj tjetrit dhe dorëlirë ndaj atyre që jeta i ka sporvuar.
Kombi ynë njihet për bashkëjetesë ndëfetare, si një vlerë që merret shembull nga popujt e kombet tjera. Ndërsa, festa e Fitër Bajramit, na afron edhe më shumë ndërmjet vete përmes urimeve të përzemerta. Pra, kjo festë le të shërbej si një pikënisje për ndërtimin e paqes me vetëveten, familjen, shoqërinë e shtetin.
Urime Fitër Bajrami të gjithë qytetarëve të besimit islam. Paqja e mirëkuptimi, shëndeti e sukseset, qofshin aleatët tuaj dhe familjeve tuaja përgjatë gjithë jetës!
RK