Ministri Hasani uron qytetarët për Bajram: Paçi harmoni në familje e bollëk në sofër
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në prag të Festës së Fitër Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët islam.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kjo festë bartë më vete vlera të rëndësishme për njerëzimit e që manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.
Ja postimi i tij i plotë:
Festa e Fitër Bajramit bart më vete vlera të rëndësishme për njerëzimit e që manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.
Të dashur qytetarët, urime Festa e Fitër Bajramit! Paçi harmoni në familje e bollëk në sofrat tuaja!