Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe fillimisht pritet të ketë reshje kryesisht të borës në shkallë vendi gjatë orëve të mëngjesit, ku do të ketë edhe shtresa të reja bore. Dita do të vijojë kohë pas kohe me reshje lokale bore, shqote dhe shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-48 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C. /MeteoKosova/