Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar një link në rrjete sociale.
Ai ka thënë se me 2 minuta aplikim, ata që nuk duan t’i marrin 100 eurot, mund të heqin dorë.
Murati ka tentuar të ironizojë pak me analistë e deputetë të opozitës.
Postimi i plotë:
Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.
Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë.
Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:
https://see.rks-gov.net
Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë .
Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular.