Të nderuar,
Në prag të festës së Fitër Bajramit patëm knaqësin të gëzojmë disa familje, dëshiruam që fëmijët e tyre të ndjehen njësoj si të tjerët, sofrat e tyre të jenë të begata dhe të gëzohen si moshatarët e tyre.
Poashtu ndjehemi të lumtur që edhe këtë radhë u përkujdesëm për Axhën Hajrullah Fitinci, duke i paguar ushqim për një muaj.
Axha Hajrullah i shtyer në mosh do jetë gjithmonë në mendjet tona dhe saher që do kemi mundësi do ta ndihmojmë.
Familjet e ndihmuara në prag të festës së fiter Bajramit dhe Agja Hajrullah janë shtytje për ne, motiv dhe një lloj ndërgjegjësimi njerëzor.
Rinia Studentore do vazhdoj tutje dhe do jetë pranë kësaj pjese të shoqërisë sa herë që ka mundësi.
Solidariteti dhe shpirti human qofshin virtytet tona!
Urime Festën!