Se populli kosovar është human, e sidomos në festa, është dëshmuar shumë herë në solidarizimin dhe ndihmën që ka bërë për njerëzit në nevojë.
Një gjest i mirë po bëhet tani edhe në qytetin e Gjilanit, pikërisht për nder të festës së Bajramit.
Një dyqan rrobash për fëmijë ka vendosur që të dhurojë rroba falas për personat në nevojë.
Pronarët e dyqanit Tara në Gjilan kanë vendosur të japin modele falas për këtë kategori personash, për ti bërë të ndjehen bukur dhe të veshur me stil edhe ata, njëjte sikur shoqëria e tyre.