Në Selanik të Greqisë është konfirmuar rasti i parë me virusin HMPV.
Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.
Lajmin e ka publikuar stacioni privat televiziv Open dhe priten deklaratat zyrtare të mjekëve, raporton TCh.
Bëhet fjalë për metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët.
Fillimisht 71-vjeçari shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou
Të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.