Më 9 janar 2025, FC Drita ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin francez, Alexandre Fressange. Ky vendim vjen pas një periudhe të shkurtër, gjatë së cilës Fressange ishte te FC Drita në disa ndeshje të rëndësishme të Superligës së Kosovës.
Fressange, i cili kishte ardhur me shumë bujë në fillim të sezonit, arriti të ngjallte shpresa te tifozët e Dritës, por pas disa rezultateve të paqarta dhe performancave të paqëndrueshme, klubi dhe futbollisti kanë vendosur të mbyllin marrëveshjen.
“Ne i falënderojmë Alexandre Fressange për kontributin e tij gjatë periudhës që ka kaluar me FC Dritën dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme,” thuhet në njoftimin e klubit.
Ky është njoftimi:
Mbyllim para kohe me Fressange
Kemi mbyllur bashkëpunimin edhe me francezin Alexandre Fressange.
Alexi u bashkua me ekipin në verë të këti viti por nuk arriti asesi të përshtatet me ekipin.
Zgjidhja më e mirë për dy palët ishte ndërprerja e bashkëpunimit për ti hap rrugë lojtarit për sfida të reja. Klubi i uron suksese Alexit në vazhdim të karrierës.
Good luck Alex