Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka nisur manifestimi tradicional shumë kulturor “Flaka e Janarit 2025”.
Sot është zhvilluar hapja solemne, duke filluar me homazhe te varrezat e dëshmorëve, më pas vizitë në Kazermën e FSK-së dhe në shtëpinë e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës.
Programi vazhdon me një aktivitet kulturor-artistik për fëmijë dhe përfundoi me defileun dhe ndezjen e flakadanëve, duke përmbyllur kështu këtë të shtunë.