Sot, në Kodrën e Dëshmorëve, janë zhvilluar homazhe në nderim të të rënëve të luftës, duke përkujtuar sakrificën dhe heroizmin e tyre për lirinë e Kosovës.
Data 11 janar shënoi gjithashtu hapjen e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2025,” një aktivitet që simbolizon respektin dhe kujtesën për dëshmorët dhe heronjtë e kombit.
Selver Xhelili ka kujtuar sakrificat e heronjve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai thekson se gjaku i dëshmorëve, që mbushi dheun me lavdinë e luftës, mbetet frymëzim dhe obligim për të kujtuar ata që mundësuan çlirimin.
Në këtë frymë, Xhelili thekson rolin e PDK-së si udhëheqëse e luftës dhe mbështetja e saj e vazhdueshme nga qytetarët, duke apeluar për unitet në mbrojtjen e lirisë dhe trashëgimisë kombëtare.