AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 kanë hapur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kandidati për deputet, Nazim Gagica, ka deklaruar se më 9 shkurt, AAK dhe partnerët e saj janë të vendosur të festojnë fitoren.
Shkrimi i plotë:
Në një tubim madhështor te organizuar nga Koalicioni për Kosovën Fituese, salla ‘1 Tetori’ ishte stërmbushur me mbështetës të shumtë, duke dëshmuar angazhimin dhe energjinë e jashtëzakonshme të partisë për fitoren e ardhshme.
Kjo feste shërbeu si një dëshmi e gatishmërisë së qytetarëve për të mbështetur programin dhe vlerat e koalicionit, të cilët kan bërë angazhimin e tyre për të ofruar më shumë mundësi dhe zhvillim për qytetarët e Kosovës.
Me 09 shkurt, koalicioni AAK, Nisma, Intelektualët E-30, Konzervatorët, Lista Ideal, janë të vendosur të festojnë fitoren dhe të vazhdojë me angazhimet për një të ardhme më të mirë për të gjithë.