Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë një tubim elektoral në Gjilan, ku do të jetë i pranishëm kandidati për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku.
Ky takim, i cili do të zhvillohet në restorantin “Parasja” në orën 19:30, është një mundësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht për rugovistët, gra e burra, të rinj e të reja, që të bashkohen në marshin drejt fitores së LDK-së, thuhet në komunikatë.