Kultura në Kosovë, me theks të veçantë te fusha e librit, teatrit, filmit, sportit dhe rinisë, do të marrë vëmendje të shtuar bazuar në platformën programore të Koalicionit “Për Familjen”. Kandidatja për deputete, Mrika Krasniqi-Shala, premton se këtyre sektorëve do t’u ofrohen zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen, duke siguruar një qasje të mirëfilltë dhe të qëndrueshme.
“Kultura dhe emancipimi, duke ruajtur vlerat tradicionale, janë gurë themeli të shoqërisë sonë. Investimet në kulturë nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme, sepse vetëm duke pasuruar këtë dimension e forcojmë familjen dhe komunitetin tonë,” thekson Krasniqi-Shala.
Ajo bën thirrje për mbështetje me votë, duke premtuar transparencë dhe përkushtim në punën me qytetarët për të realizuar këtë vizion. “Së bashku, jemi të sigurt që do të dalim ngadhënjyes.”
✅ Votoni Koalicionin Për Familjen – 129
☑️ Voto 27 – Mrika Krasniqi-Shala