Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nazim Gagica, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e grave në listën zgjedhore të Aleancës dhe partnerëve të koalicionit.
Sipas tij, secila grua kandidate ka dëshmuar vlerat e saj profesionale dhe përfaqëson një garanci për të ardhmen e përbashkët të vendit.
Gagica thekson se gratë në Aleancë frymëzojnë besim në suksese dhe zhvillim, duke fuqizuar ekipin drejt realizimit të vizionit për Kosovën Fituese.
Ai veçoi Zarife Asllanin, kandidate nga Gjilani me numrin 84, si një grua të fuqishme që ka triumfuar në sfida të shumta dhe qëndron si model i përkushtimit dhe vendosmërisë.