Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë takimet e tyre me bizneset vendore në Gjilan, duke thënë se ata do të vazhdojnë mbështetjen për prodhuesit lokalë.
Gjatë vizitës së realizuar në kompaninë gjigante RC Cola, e cila operon në Velekincë, u diskutua mbi mundësitë dhe lehtësirat që Qeveria ka ofruar për prodhuesit vendorë.
Në këtë takim, kandidatët u zotuan për të vazhduar zhvillimin e politikave që fuqizojnë sektorin prodhues pas 9 shkurtit.