Koalicioni për Familjen ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Mitrovicë.
Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, së bashku me kandidatët për deputetë prezantuan platformat e tyre dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet.
“Liderët theksuan rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për zhvillimin ekonomik dhe mbështetje për familjet. Ata kërkuan mbështetje nga qytetarët e Mitrovicës, duke garantuar punë të palodhshme për një të ardhme më të mirë”, thuhet në një komunikatë të koaliconit.