Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Komunës së Gjilanit, duke akuzuar Vetëvendosjen për tentim të ulët për blerje votash në prag të zgjedhjeve.
Sipas LDK-së, shpërndarja e 500 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë gjatë fushatës zgjedhore, duke përdorur mjete publike të taksapaguesve, përbën një keqpërdorim të hapur të pushtetit dhe një shfaqje të logjikës së shëmtuar të qeverisjes aktuale.
Komunikata e plotë:
Tentimi i mjerë për blerje të votës përmes shpërndarjes së ndihmave në fushatë zgjedhore është pamja më e shëmtuar e ekzetutivit të Gjilanit
Dje u shpërndanë pako ushqimore e higjienike nga nga Komuna e Gjilani për 500 për familje në nevojë dhe ky nuk është donacion nga ndonjë organizatë, por janë mjete të taksapaguesve, të cilat po keqpërdoren nga ekzekutivi i VV-së për fushatë.
E keqja më e madhe është se këto mjete janë zotuar në dhjetor, por tek tani e panë të rrugës të shpërndahen. Kjo flet shumë për logjikën e shëmtuar të pushtetit aktual dhe për mënyrën se si këta i trajtojnë qytetarët tanë.
Por, kot e keni. Këto do të mbesin vetëm tentime sepse gjilanasit tashmë ia kanë konfirmuar LDK-së besimin dhe mbështetjen në formë plebishitare më 9 shkurt, të cilët i falënderojmë deri në përulje!