Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief Kosova për ndërtimin e shkollës së re të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”.
Ky projekt, me një vlerë prej 3.3 milionë euro, do të sjellë një objekt modern dhe të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për mësim, duke ofruar një hapësirë të denjë për nxënësit dhe përparimin e arsimit në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
📢3.3 milionë euro për shkollën e re të mjekësisë në Gjilan!
Sot, së bashku me përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e shkollës së mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan.
Jam i lumtur që nxënësit do të kenë një objekt të ri dhe modern, i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.
#përGjilaninqëduam #përArsimin