Nazim Gagica, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numrin 43, zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Lladovë, ku u shënua një mobilizim i jashtëzakonshëm në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në këtë takim u theksua vlerësimi i përgjithshëm se AAK është e vetmja parti me një program zhvillimor dhe të realizueshëm, duke ofruar një kandidat serioz për kryeministër dhe kandidatë të dëshmuar për deputetë.