Në 43-vjetorin e rënies së heroit Kadri Zeka, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, e udhëhequr nga kryetari Riad Rashiti, organizoi homazhe në nder të veprës së tij.
Kryetari Rashiti dhe bashkëpunëtorët vizituan familjen Zeka, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen e përhershme për sakrificën sublime të Kadri Zekës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Komunikata e plotë:
Në përvjetorin e rënies PDK nderon veprën e heroit Kadri Zeka
Me rastin e 43 vjetorit të rënies së heroit Kadri Zeka, kryetari i degës së PDK-së Riad Rashiti me bashkëpunëtor bënë homazhe dhe vizituan familjen e Zeka.
Flakadanët e lirisë do të nderohen deri në përjetësi, sepse sakrifica e tyre për lirinë tonë është e pavdekshme.
Lavdi të gjithë dëshmorëve 🇦🇱
Lavdi Kadri Zekës 🌹