Nazim Gagica pret të rinjtë që votojnë për herë të parë
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, me numër 43, sot ka pritur në zyrën e tij disa të rinj që për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gagica theksoi se këta të rinj do të votojnë për numrin 137, që sipas tij, është numri i ndryshimit për rininë e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Gagica shkroi: “Sot Aleancës në Gjilan i bashkohen një numër i madh të rinjsh, një pjesë e tyre për herë të parë do t’i drejtohet kutive të votimit. Të bashkuar për të ndryshuar, të gjithë për numrin 137, për Kosovën Fituese!”