Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.