Lëvizja VETËVENDOSJE në Gjilan mbajti dje një tubim në palestrën “Bashkim Selishta”, ku qytetarët gjilanas u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.
Komunikata e plotë:
Tubimi i Madh në Gjilan, mbushi plot me qytetarë, cep më cep sallën në Palestrën “Bashkim Selishta” në mbështetje të Kryeminstrit Albin Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 118.
Në fjalën e tij Kryetari Alban Hyseni, falënderoi qytetarët për mbështetjen masive duke rikujtuar se qeveria Kurti ka financuar mbi 30 projekte në Gjilan, tri çerdhe të reja me vlerë 3.1 milionë euro dhe do të ndërtohen edhe dy të reja. Si komunë e Gjilanit, nga shtatë projekte që kemi prezantuar, katër prej tyre tashmë janë realizuar. Ai shprehu bindjen se si qytetar gjilanas, të gjithë bashkë do të mbushin numrin e kërkuar prej 500 mijë zemrave më 9 shkurt.
Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, tha se qeveria jonë është qeverisje e cila e vendos qytetarin në qendër, qeverisje e pa korruptuar dhe e cila lufton pabarazinë dhe oligarkinë si faktorë kyç të kësaj pabarazie. Ministrja Haxhiu, gjithashtu rikujtoi se kushdo që e ka grabitur dhe vjedhur popullin do të ballafaqohet me ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së paarsyeshme, sado që do të mundohen ta zvarrisin. Ajo potencoi se qeveria Kurti është qeveria që ka punuar për dinjitetin e pozitës së gruas në shoqëri me masa dhe programe konkrete. Në fund, ajo i falënderoi të gjithë të pranishmit duke bërë thirrje për një rekord të ri në vota për kryeministrin Albin Kurti.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, u shpreh shumë i nderuar që është i pranishëm në Gjilanin që sa herë që e ka kërkuar detyra, ka qenë në anën e bërjes së historisë. Ai i uroi mandatin e ardhshëm kryeministrit Kurti duke theksuar se gjuha e popullit tashmë ka vendosur për këtë vendim. Kryeparlamentari Konjufca tha se nuk duhet të harrojmë kurrë se Gjilani ka qenë pilot-projekt për copëtimin e Kosovës, për këtë arsye Gjilani është lidhur fuqishëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE! e që po e dëshmon edhe sot në këtë tubim. Ai u uroi të gjithëve për fitoren masive të qeverisë Kurti 3 më 9 shkurt.
Kryeministri, z. Albin Kurti, filloi fjalën duke theksuar se janë dy numra në këto zgjedhje, njëri numër është 118 e tjetri është 500 mijë zemra cep më cep Kosovës. Kryeministri Kurti u shpreh se në fund të mandatit tonë nuk ka dyshim se mund të themi se ky mandat ka qenë mandati më i mirë qeverisës që nga çlirimi.
“Nuk mund të presim më që Amerika dhe Evropa të na mbështesin e simpatizojnë sikurse në pranverën 1999. Sepse, ne nuk duhet të lejojmë më masakra e dhunime të Serbisë. Jemi shtet i pavarur. I dalim zot vetes. Ne jemi më të fortë e më të qëndrueshëm se Serbia, kombi shqiptar është më i madh e më i lashtë. Amerika dhe Evropa na mbrojnë nga Rusia, kurse për mbrojtje nga Serbia e kemi ushtrinë tonë me komandant Bashkim Jasharin. Uniteti kombëtar (politik dhe institucional) dhe aleanca e vlerave (demokratike perëndimore) janë shinat e binarëve të ardhmërisë sonë të përbashkët.”
“Përparimi shoqëror dhe ekonomik, kombëtar dhe kulturor e do udhëheqjen politike që ka energji për të vrapuar në fushë, forcë për t’iu ngjitur malit tatpjetë, frena për të zbritur malit teposhtë, dhe nerva për të ecur buzë greminës. Qeveria që unë drejtoj i ka të gjitha këto aftësi e virtyte”, tha Kryeministri Kurti.
#AlbinKurti #500k #cepmëcep