Shqipëria pritet të jetë një destinacion për pushimet verore për evropianet edhe ne 2025.
Prestigjozja britanike Express shkruan se çmimet e favorshme në krahasim me vendet e tjera europiane si dhe bukuritë natyrore e bëjnë këtë vend shumë tërheqës për ta shijuar.
Në shkrim thuhet se më shumë britanikë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë plazheve të saj të bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik – që rivalizojnë lehtësisht brigjet e një prej fqinjëve të saj, Greqisë – dhe maleve të thyera të Alpeve Shqiptare.
Pothuajse tre e katërta e territorit të Shqipërisë është malore, duke ofruar pamje mahnitëse për pushuesit – dhe duke rivalizuar malet e Zvicrës, Austrisë dhe Francës.
Me kodra dhe male që përqafojnë qytetin, Vlora është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.
Shqipëria rekomandohet si destinacion për të pushuar pasi konsiderohet një vend miqësor për buxhetin.
Media britanike shkruan se një vakt në darkë rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 paund për person në restorante – ndërsa ata që kërkojnë opsione më ekonomike mund të hanë pica të përgatitura në moment për me pak se 5 paund.
Ndërsa në baret kryesore të Vlorës, birra kushton vetëm 2 paund, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet janë rreth 4 paund.
Vetëm nga Britania rezultojnë se janë më shumë se 120 000 shtetas që vizitojnë vendin tonë çdo vit. Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 11,7 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej 15% nga viti 2023./