Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE, Bajram Mavriqi, me numër rendor 76, po vazhdon takimet intensive me banorët e qytetit të Kamenicës dhe fshatrave përreth.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e fshatit Hodonoc, Mavriqi theksoi se qeverisja Kurti ka arritur të prekë çdo shtëpi me politikat e saj të drejta dhe investimet për të mirën e qytetarëve.
Ai vlerësoi mikpritjen dhe mbështetjen e familjes Sadiku, duke shprehur bindjen se Lëvizja do të arrijë objektivin e saj për mbi 500 mijë vota, duke siguruar vazhdimësinë e një qeverisjeje që vendos qytetarin në qendër.
Statusi i plotë:
Shtëpi për shtëpi për numrin 𝟭𝟭𝟴 ❤️
Dora e shtetit me qeverisjen tonë ka prekur në çdo shtëpi. Prandaj edhe shumë familje për Lëvizjen, kanë hapur dyert e shtëpive dhe zemrat e mikpritjes.
Bashkëbisedim i ngrohtë me disa banorë të fshatit Hodonoc, mbi të arriturat e shumta të qeverisë Kurti dhe rëndësinë jetike që Lëvizja t’i arrijë mbi 500 mijë vota.
Faleminderit familjes Sadiku për mikpritjen e mirë dhe mbështetjen e plotë.
Albin Kurti 𝟭
Bajram Mavriqi 𝟳𝟲
#BajramMavriqi76 #AlbinKurti#VETËVENDOSJE
#lëvizjavetëvendosje #cepmëcep #Kurti3