Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kryeministri Albin Kurti vizituan dy familjet e heronjeve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në kuadër të manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit 2025”, që po mbahet në Gjilan për të nderuar dëshmorët e luftës.
Hyseni, në një status në Facebook, theksoi se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ranë heroikisht në betejën e Kodrës së Trimave në Prishtinë, duke dhënë kontributin e tyre të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai theksoi se sakrifica e tyre na kujton se liria është vlera më e lartë që bart një popull.
Statusi i plotë:
Në betejën e ashpër të Kodrës së Trimave në Prishtinë, ranë heroikisht Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, dy pishtarë të lëvizjeve ilegale që i dhanë jetë idealeve për liri dhe pavarësi. Lavdi veprës dhe sakrificës së tyre, që na kujton se liria është vlera më e lartë që bart një popull.