Sipas Mrika Krasniqi Shala, njeriu me karakter të fortë, me moral, duke qenë i ndershëm dhe respektueshëm i shtyen gjërat përpara dhe nuk dorëzohet.
Të gjithë e dijmë se në politikën kosovare përfaqësues të qytetarëve në nivele të ndryshme menaxhuese me këto tipare ka qenë shumë e vakët. Shembull konkret e kemi rastin e kodit civil kur u diskutua në parlamentin e Kosovës.
Qytetarët duhet të kujtojnë kur përfaqsuesit e tyre në parlament fshiheshin dhe rrinin në heshtje në ulëset e parlamentit për një qështje kaq sensitive.
Duhet të pyeten secili veç e veç për këtë qështje!
Një kod civil që vie në parlament për tu miratuar dhe i cili haptas bënë thirrje për shthurjen e familjes me këto ndryshime imponuese, duke nisur nga shkollat tona me broshura dhe ngacmime duke luajtur me ndjenjat e fëmijëve tanë, dhe më pas me ligj, duke shkuar deri te ndryshimet në emërtime të ashtuquajtura Prindi 1 dhe Prindi 2, emërtime që as kafshëve nuk i bëhen.
Gjithashtu duhet të jetë publike se asnjëherë nuk është kërkuar nga faktori ndërkombëtar një kod civil i tillë, por nga përfaqësuesit tanë është konsideruar si normale një zhbërje e familjes, duke ngritur dorën dhe mbështetur një iniciativë që qeveria e kishte sjellur në parlament.
Ne si Koalicion premtojmë se asnjëherë nuk do të kalojë ky kod civil nëse ne si Koalicion marrim forcën e votës nga ju me mbështetjen e votës suaj si qytetarë.
Andaj, kërkojmë nga ju, që me 9 shkurt të na mbështesni me votën tuaj, dhe ne si Koalicion të ju përfaqësojmë denjësisht aty ku vendoset e ardhmja jonë e përbashkët.
[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala