Kandidatet për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! zhvilluan një takim me gratë e lagjes “Tregu i Gjelbër” në Gjilan.
Gjatë këtij takimi, ata morën mbështetje të fortë për Lëvizjen dhe angazhimin e vazhdueshëm për përparimin e vendit.
Gratë e lagjes shprehën gatishmërinë për të kontribuar në fitoren e numrit 118 dhe Albin Kurtin si Kryeministër, duke e mbështetur çdo hap të progresit të Republikës.
Komunikata e plotë:
GRATË NË LAGJËN “TREGU I GJELBËR” PËRKRAHIN LËVIZJEN
Kandidatët për deputetë morën sot mbështetje për Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga gratë e lagjes “Tregu i Gjelbër”, gjatë takimit dhe në bashkëbisedim të përzemërt me to.
Çdo lagje dhe fshat, kudo në vend, cep më cep Republikës për numrin 118 dhe Kryeministrin Albin Kurti.
#118