Kryetari i Komunës së Gjilanit, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, takuan aktorët e Teatrit të Gjilanit.
Hyseni ka falënderuar Kryeministrin Kurti për mbështetjen e dhënë ndaj artit dhe kulturës në qytetin e Gjilanit.
Rritja e pagave për aktorët dhe investimet në infrastrukturën kulturore janë hapa të rëndësishëm për zhvillimin e artit skenik dhe për ngritjen e Gjilanit si një qendër të rëndësishme kulturore.
Statusi i plotë:
Si kryetar i Komunës së Gjilanit, falënderoj Kryeministrin Albin Kurti për vizitën dhe mbështetjen ndaj artit dhe kulturës në qytetin tonë. 🎭
Rritja e pagave për aktorët nga 350 euro në 880 euro është një nxitje e fuqishme për artistët. Teatri i Gjilanit është një shembull i shkëlqyer i prodhimtarisë teatrore dhe tërheqjes së një audience të gjerë.
Mbështetja për ndërtimin e Kult Qendrës dhe renovimi i Teatrit të Gjilanit do të ndikojnë thellësisht në zhvillimin kulturor të qytetit.
Me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e artistëve, Gjilani po shndërrohet në një qendër të rëndësishme të artit skenik në vend.
Për Gjilanin artdashës! 🏛️