Festa e djeshme e Fitër Bajramit, gjeti një familje kosovare me sofrën zbrazur.
Është Valdete Dema nga Prishtina, një nënë e re e cila rrit e vetme djalin 10 vjeçar të sëmurë nga epilepsia.
Përveç mungesës së ushqimit e veshmbathjes, kjo nënë rrezikon të mbetet edhe pa kulm mbi kokë.
Për mungesën e ëmbëlsirave në festën e djeshme, ajo u detyrua t’i thotë se do t’ia blejë nesër.
‘Gjithë dita neve na shkon, i blejmë sot, i blejmë nesër’, thotë ajo për tv dukagjinin nën lot.
Për Bajram me sofër zbrazur: Nëna që s’pati para për t’i blerë një ëmbëlsirë djalit
Ndani këtë artikull