Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, do të bëjnë nesër homazhe tek varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Reporteri.net.
Homazhet do të bëhen nga ora 09:00. Pastaj në orën 11:00, do të mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të Presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të Ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të Presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.
“Në 19 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh: Në orën 09:00, Presidentja Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, do të bëjnë homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani. Në orën 11:00, do të mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të Presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të Ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të Presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka”, thuhet në njoftimin e Presidencës.