Shtrenjtimi i këtij artikulli elementar, nuk është aspak i mirëseardhur për konsumatorët, veçmas ata me të ardhura të ulëta. Por, në pamundësi për të ndikuar në çmim, pasi çmimin e përcakton tregu, ata kërkojnë nga prodhuesit, që të zbatojnë edhe kriteret e cilësisë dhe sasisë.
Për qytetarët është e pa përballueshme ngritja e çmimeve ku një bukë do të kushtojë 0.40 cent, kurse dhe një burek 0.90 cent.
Çmimi i bukës në vend ka pësuar ngritje. Krahasuar me vlerën e çmimit gjatë tetorit të vitit të kaluar, këtë vit buka ka shënuar rritje të çmimit për 2.9 për qind, thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Por, ndryshe nga Agjencia e Statistikave, furrtarët thonë se çmimi vazhdon të jetë i njëjtë.
Ai varion nga 25 deri në 30 cent, mirëpo, thonë se ndërkohë do të rriten çmimet e bukës deri në 0.40 cent e më tejë.
Mirëpo, nëse çmimi i miellit vazhdon të rritet, atëherë furrtarët thonë se do të detyrohen ta ngritin çmimin e bukës, përndryshe, nuk do të jenë në gjendje t’i mbulojn shpenzimet.