Sot, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Burim Demiri së bashku me Listën “Guxo” bënë homazhe te varri i tij.
Kandidati për deputet Burim Demiri, me numër 80 në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, në një postim në profilin e tij në Facebook, theksoi rëndësinë e Rugovës për Kosovën, duke shkruar:
“Sot, përkujtojmë me respekt dhe nderim Ibrahim Rugovën, njeriun që udhëhoqi me vizion, guxim dhe paqe në periudhën më të vështirë të historisë së Kosovës!”
Këto homazhe shprehin mirënjohjen dhe vlerësimin për trashëgiminë e tij të çmuar, duke e kujtuar si simbol të pavarësisë dhe paqes.