Nazim Gagica prezanton vizionin ekonomik për Kosovën 2025-2029
Kandidati për deputet nga AAK me numër 43, Nazim Gagica, ka prezantuar pjesë nga Programi i Zhvillimit Ekonomik 2025-2029, duke ofruar një qasje të detajuar për zhvillimin ekonomik të hovshëm të Kosovës.
Ky program synon të realizojë një rritje prej të paktën 7% të GDP-së në vit, duke rritur investimet publike dhe të huaja, përmirësuar kushtet e sektorit privat dhe siguruar mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Gagica thekson rëndësinë e investimeve strategjike dhe të politikave lehtësuese fiskale, të cilat do të mundësojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe përfshirje sociale për të gjitha familjet në vend.
“Prezantimi i pjesshëm i Programit të Zhvillimit Ekonomik 2025-2029.
Zhvillimi i hovshëm ekonomik:
●Rritja minimum 7% e GDP-së në vit. Kjo realizohet duke rritur investimet publike në 1 miliard e 100 milionë në vitin 2025, per tẽ arritur ne 1.5 miliard për vit ne vitin e fundit te mandatit
●Investimet e huaja direkte, në lartësinë deri nẽ 2 miliarde bashkë me investimet e sektorit privat do të arrinin nẽ 5 miliardë për vit .
● Lehtësirat në politikën fiskale për investime. Kjo siguron edhe një situatë ku Kosova do të pärfitonte shuma te mẽdha nga projektet rajonale të financuara nga BE, por edhe donacione nga fonde ndërkombëtare siç janë Banka Botërore, FMN, BERZH etj.
● Biznesi privat apo sindikatat nuk do të tratohen si armiq por si partnerë;
●Nuk do të ketë pagë nën 500 euro;
●Paga mesatare do të jetë jo më pak se 1000 euro;
● Nuk do të ketë familje të përjashtuara nga skema sociale;
● Qeveria nuk do të bllokojë paratë në “‘bunker”, duke mos rritur pagat e duke bllokuar investimet kapitale.