Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan organizon një tubim të veçantë me gratë.
Të enjten, më 23 janar, në ora 17:00, në Sallën Koncertale të Shkollës së Muzikës, do të mbahet ky tubim që është pjesë e fushatës “500 mijë zemra që rrahin si një.”
Kjo është fushata e fitores, e cila do të kulmojë më 9 shkurt 2025 me numrin 118. Ne besojmë se së bashku mund të arrijmë ndryshimin e kërkuar për një të ardhme më të mirë thuhet në komunikatë.