Gjilani, i njohur si qyteti i mikpritjes dhe traditave të pasura, do të jetë skena ku Koalicioni për Familjen do të hapë fushatën e tij, duke nisur një kapitull të ri me fokus të veçantë te vlerat familjare.
Koalicioni për Familjen ka si qëllim vendosjen e familjes në qendër të çdo vizioni për të ardhmen, duke ndërtuar një Kosovë të drejtë, të sigurt dhe të orientuar drejt mirëqenies së secilit qytetar.
📅 Data dhe ora: Ora 18:30
📍 Vendi: SHML – Salla e Muzikës, Gjilan
Koalicioni për Familjen ju fton të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi, ku bashkërisht do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, me theks të veçantë te ruajtja e vlerave tona tradicionale dhe familjare.
Bashkohuni me ne në këtë ngjarje të rëndësishme dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që vendos familjen në qendër të zhvillimeve politike dhe sociale në Kosovë!