Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, do të mbajë një takim të rëndësishëm me banorët e lagjes ‘Dardania’ dhe ‘Dheu i Bardh’.
Të gjithë banorët janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim, për të diskutuar dhe ndarë vizionin për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar. Bashkëbisedimi do të ofrojë një mundësi të veçantë për të dëgjuar nga afër planet dhe prioritetet e Bedri Hamzës, si dhe për të shprehur shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të këtyre lagjeve.
📅 Data: 24 Janar 2025
🕣 Ora: 20:30
📍 Lokacioni: Shkolla Fillore “Selami Hallaçi”
Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi për të vulosur së bashku fitoren e PDK-së dhe të Kosovës!