By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Durmishi thotë se nuk është në njohuri për nisjen e hetimeve lidhur me urën e Badovcit
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Durmishi thotë se nuk është në njohuri për nisjen e hetimeve lidhur me urën e Badovcit

Përditësimi i fundit: January 23, 2025 7:09 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëshimi i urës së Badocit pa u testuar ka bërë që Prokuroria të nis hetimet për këtë rast.

- Advertisement -

Mirëpo zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një përgjigje për tëvë 1 ka thënë se nuk është i informuar për një gjë të tillë.

Për rreth 20 muaj kjo urë nuk ishte e hapur për qarkullim.

Që nga muaji prill i vitit 2023, ajo u mbyll pasi konsiderohej e rrezikshme për lëvizjen e automjeteve.

E hapja e urës se re mbi liqenin e Badocit u bë tek në fund të vitit që lamë pas.

Me 31 dhjetor është lëshuar për qarkullim ura mbi liqenin e Badovcit, por deri me 9 janar të këtij viti kjo urë nuk është testuar.

Testimi i saj 10 ditë pas hapjes, ka bërë që Prokuroria të nisë hetimet.

“Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës në një përgjigje për Tëvë1, Hysen Durmishi tha se nuk është i informuar për nisjen e hetimeve.

“Jo, nuk jam në dijeni”, ka thënë shkurt Durmishi

Televizioni madje ka kontaktuar edhe pronarin e kompanisë ndërtuese “Dreni Inginering”, por i njëjti nuk ka pranuar të flas.

Por ani pse nuk ishte testuar, një pjesë e qytetarëve nuk e kishin problem ta shfrytëzojnë këtë urë për lëvizje.

“Unë si e kam parë që është lëshuar, një kerr përpara edhe unë pas tij. Nuk e kam pas problem përderisa kanë shkuar tjerët”, shprehet Rinor Dauti, qytetar.

Por për dikë tjetër, ky nuk ishte një vendim i duhur.

“Po shumë është e rrezikshme sepse është kanë dashtë mu konstatu e mu testu a është e sigurt apo jo. Po, pikërisht sot, sot kemi qenë deri në aeroport dhe po kthehemi”, shprehet Sabri Saqipi.

Se a paraqet rrezik lëshimi i urës pa u testuar, tregon profesori Cenë Krasniqi.

“Nuk është e rrezikshme, sepse aty më se pari ekzekutuesi i ka qitë kamionët me asfalte, kështu që ai një lloj testi vet e ka bërë, kualiteti i betonit, nëse është konfirmuar që është kualiteti i betonit të projektuar edhe ai është një lloj testi”, vlerëson profesori Krasniqi.

Kompania fituese e tenderit kishte marrë 468 mijë e 522 euro për ndërtimin e urës së Badocit.

ASK thotë se edhe serbët po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
Osmani: KFOR-i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit
Konjufca shkarkon këta zyrtarë të misioneve diplomatike
Krasniqi e sulmon ashpër Kurtin: Tuc ka lind, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtu
LDK thërret tryezë të partive politike
Artikulli i mëparshëm Abdixhiku nga Gjilani: Do të ndërtojmë Stadiumin e Futbollit dhe autostradën e Anamoravës brenda mandatit
Artikulli tjetër KPM për zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë në përputhje me rregullat e institucionit

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.