Në rrugën Prishtinë-Gjilan, sot ka ndodhur një aksident si pasojë e shembjes së dheut pranë liqenit të Badovcit.
Ende nuk ka informacione për persona të lënduar, por dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
Sipas qytetarëve, rruga nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, pikërisht në vendin ku ka ndodhur shembja e dheut, është pa asnjë sinjalistikë. Kjo gjendje paraqet një rrezik të madh, pasi dheu ka zënë gjysmën e rrugës, duke e bërë të vështirë manovrimin e automjeteve dhe duke shtuar rrezikun për aksidente fatale.
Qytetarët kanë apeluar organet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.