Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë ka marrë vendim për mbrojtjen e produkteve vendëse: qumështit, mishit, pemëve dhe prodhimeve të tjera, por zbatimi i këtij vendimi nuk ka filluar.
Por, ndërkohë mielli ka filluar të hyjë në Kosovë edhe nga Bosnja e Hercegovina.
Ky vendim kohë më parë kishte nxitur reagime të ashpra në Bosnje dhe Serbi. Por ku qëndron problemi?
Për këtë flet ministri i MTI-së, Bajram Hasani.