Tubimi madhështor sonte në Kamenicë është një mesazh i qartë dhe një paralajmërim për ditët e mira që Kosova ka përpara. Njerëzit po tregojnë çdo ditë se duan një vend të jetueshëm dhe të zhvilluar, prandaj janë rreshtuar krah Aleancës për Kosovën Fituese.
Vazhdojmë përpara me më shumë energji e përkushtim deri më 9 shkurt, ditën kur Kosova do të marrë përfundimisht drejtimin e nevojshëm dhe të paalternativë.
Një falënderim i veçantë për kryetarin Faton Jakupi, faleminderit Fatmir Matoshit dhe gjitha strukturave e aktivistëve te AAK-së për organizimin e mrekullueshëm të këtij tubimi, faleminderit qytetarëve të Kamenicës për mikpritjen.