Shkolla “Nazmi Hoxha” në Gjilan, në bashkëpunim me prindërit, ka marrë vendim që gjatë orëve të mësimit të largohen telefonat celularë nga nxënësit, duke i mundësuar atyre më shumë përqendrim në mësim.
Për këtë, është instaluar një dollap metalik ku do të ruhen telefonat e nxënësve para se të hyjnë në klasë, me sigurinë që do të sigurohet nga dy punëtorët teknik.
Stafi i Shkollës “Nazmi Hoxha” ka falënderuar prindërit për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm, që ndihmon fëmijët të jenë më të përqendruar gjatë orëve të mësimit.
Komunikata e plotë:
Telefonat e tyre nxënësit e shkollës sonë, çdo ditë po i vendosin në sirtarin metalik në hyrje të shkollës, për të cilët ofrohet siguria nga dy punëtorët teknik.
Falenderojmë prindërit për bashkëpunim në eliminimin e problemeve që mund të sjell posedimi i telefonave nga fëmijët e tyre!
#largtelefonavenëshkollë