Besianë Musmurati, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së me numër 25 në listë, në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit ka shpalosur disa nga prioritetet e saj.
Ajo premton përkushtim të veçantë ndaj arsimit, duke propozuar subvencion prej 100 eurosh për çdo fëmijë që regjistrohet në çerdhe, angazhimin e psikologëve në shkolla dhe rritjen e pagave për mësimdhënësit me 50%.
Përmes këtyre masave, Musmurati synon të sjellë ndryshime në sistemin arsimor në Kosovë.
Statusi i plotë:
Në zgjedhjet e 9 shkurtit garoj për deputete me numër 25 në listën e PDK-së. Si deputete do të angazhohem për arsim më të mirë.
📚 100 Euro subvencion për çdo fëmijë që regjistrohet në çerdhe 🏫 Psikologë në shkolla ✏️50% rritje e pagës për mësimdhënës
✅131 PDK
✅25 Besianë Musmurati