Selver Xhelili, kandidat për deputet nga PDK me numër 83, ka vizituar Zyrën e OVL-së në Prishtinë, ku ka uruar Hysni Gucatin për detyrën si kryetar të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Xhelili ka theksuar angazhimin e tij për të mbështetur kërkesat e veteranëve të UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, duke përfshirë rritjen maksimale të pensioneve dhe mundësinë për të punuar pa rrezikuar pensionin.
Ai ka lavdëruar punën e Gucatit, duke e konsideruar si një nder të kontribuosh për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të veteranëve.
Statusi i plotë:
Sot vizitova Zyrën e OVL-së në Prishtinë, duke e uruar Hysni Gucatin për detyrën si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke u zotuar si kandidat për deputet, se do të jem zëri i kërkesave të veteranëve të UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, konfirmimin për programin e PDK-së në rritjen maksimale të pensioneve dhe lejimin për të punuar pa e rrezikuar fare pensionin.
Është krenari të jesh me një kryetar që e bën punën ashtu siç duhet, duke i mbrojtur vlerat e luftës dhe veteranët, duke dhënë kontributin e veçantë edhe sot.