Lutfi Haziri, kandidati me numër 4 në listën e LDK-së, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe me përkrahje të madhe nga banorët e lagjes “Baja”. Ai shprehu falënderim të veçantë për këtë mbështetje masive, duke e vlerësuar si një dëshmi të qartë të dashurisë dhe besimit të qytetarëve të Gjilanit.
“Kudo që po shkojmë, mbështetja qytetare po rikonfirmohet ndaj listës së LDK-së, një grup personalitetesh me kredibilitet dhe përfaqësues të denjë të interesave të Gjilanit e Anamoravës,” tha Haziri.
Ai shprehu bindjen e tij të plotë se më 9 shkurt, me mbështetjen qytetare dhe në krye me Lumir Abdixhikun, LDK-ja do të sjellë ndryshimin e madh në nivel kombëtar.
Në këtë tubim, Haziri nderoi edhe kujtimin e veprimtarit të madh të lirisë dhe demokracisë, tashmë të ndjerit Lulzim Mahmuti, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për vendin.
Statusi i plotë:
Dashnia po e shpëton Gjilanin, falënderim deri në përulje qytetarëve të lagjes “Baja” për këtë përkrahje masive
Kudo që po shkojmë, mbështetja qytetare po rikonfirmohet ndaj listës LDK-në nga Gjilani, të cilët janë personalitete me kredo, integritet të lartë e pêrfaqësuesit më të mirë e më të denjë të interesave të Gjilanit e Anamoravës në Kuvendin e Republikës, duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore.
Me besim në Zot, familje e shtet, më 9 shkurt do ta bëjmë ndryshimin e madh, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin tonë né ardhje.
Në këtë tubim, nuk mund ta harrojmë dhe ta falënderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm veprimtarin e madh të kauzës për liri, pavarësi e demokraci, tashmë të ndjerin, Lulzim Mahmuti.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!